Arrihet akordi, Eros Grezda transferohet në Francë

Sport

Eros Grezda, u bashkua me ekipin e Glasgow Rangers, vitin e kaluar për shumën e 2 milion eurove nga skuadra e Osijekut.

Por ekipi skocez nuk u bind nga futbollisti shqiptarë dhe për këtë arsye Grezda do të nisi një aventurë të re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi i Brest i sapo kthyer në elitën e franceze ka arritur akordin me Rangers për transferimin e gjakovarit, për shumën e 1.5 milion eurove.

Nga ana tjetër Grezdën e pret një një kontratë 4-vjeçare sipas ‘The Sun’.

Lojtari ka fluturuar drejt Francës për të mbyllur gjithçka dhe për të zyrtarizuar transferimin e tij në League 1.

Trajneri Xherard, e pranoi se shqiptari nuk është më pjesë të planeve të tij, ndërsa i uron fat për aventurën e re.

“Mendoj se kampionati këtu ishte shumë i fortë për të, por talenti nuk i mungon Grezdës. Nuk kam dyshime që mund të transferohet në një kampionat tjetër, me një skuadër dhe trajner që mund t’i përshtaten stilit të tij”, theksoi legjenda e Liverpulit.

ME TE LEXUARAT