Thirrja e fortë e Radojës: Unë shkela mbi dinjitetin tim

Aktualitet

I ardhur nga qyteti i Durrësit për të mbështetur kauzën e artistëve kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar, artisti Guljelm Radoja u ka bërë thirrje aktorëve të mos ta politizojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e kësaj godine.

Në fjalën e tij, Radoja është shprehur se pikërisht kauza e teatrit tregon fatkeqësisht që artistët janë të manipulueshëm, ndërsa ka bërë thirrje që ata nuk duhet të sillen “kukull nën sqetullën e çdo politikani”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një lloj kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëjë dot politik e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha.

Megjithatë nuk me pëlqën të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vëertetoi katërciprisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: “Unë shkela mbi dinjitetin tim”. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti?

Unë ju bëjë thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri.”

ME TE LEXUARAT