Grezda do të largohet nga Rangers, dy ekipe në garë për shërbimet e tij

Sport

Eros Grezda, u bashkua me ekipin e Glasgow Rangers, vitin e kaluar për shumën e 2 milion eurove nga skuadra e Osijekut.

Por ekipi i Rangers kërkon ta largojë nga ekipi Grezdën, pasi e ka quajtur shqiptarin si një dështim të tyre në merkato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe për 24-vjeçarin raportohet se kanë ardhur dy oferta konkrete.

Sipas “Scottish Sun”, skuadra Stade Brest kërkon të marrë lojtarin nga Rangersi. Skuadra sapo është ngjitur në Ligue 1 dhe kërkon lojtarë të vlefshëm dhe që nuk kushtojnë shumë.

Skuadra e Brestit, duhet të fitojë balotazhin me Dizhonin, edhe ky klub që kërkon shqiptarin.

Nuk është e qartë se sa do të shpenzojnë klubet për Erosin. Dihet që Rangersi kërkon ta shesë lojtarin të paktën 1.5 milionë paund, duke shmangur në njëfarë mënyre humbjen financiare. Grezda ka katër vite kontratë dhe amortizimi për lojtarin është 500,000 paund për sezon.

ME TE LEXUARAT