PSG pranë akordit me mbrojtësin e Tottenhamit

Sport

PSG-ja duket shumë aktive në këtë merkato, edhe pse nuk po bën transferime me emra të mëdhenj.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, francezët janë pranë akordit me mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Danny Rose.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anglezi do të largohet nga spursat këtë sezon dhe një transferim në “Parc de Princ”, është më se i mundur.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit francezë kanë dërguar një ofertë prej 23 milionë euro, për të marrë shërbimet e mbrojtësit.

Para pak kohësh u fol se për lojtarin në fjalë interesohej edhe Juventusi, por italianët nuk kanë bërë akoma një ofertë në drejtim të Tottenhamit, dhe tani Rose duket shumë afër një transferimi në kryeqytetin francez.

ME TE LEXUARAT