Basha: Rama prodhoi shumë varfëri për shqiptarët

Politikë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në veri dhe verilindje të vendit të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid.’- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

Kreu i opozitës ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës.

‘Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë’- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës theksoi me shqetësim se politika grabitqare e qeverisë nuk ka prodhuar mirëqenie përmes turizmit apo tregtisë.

‘Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. - tha Basha. - Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës’.

ME TE LEXUARAT