Basha në Kukës: Do heqim taksën e rrugës së kombit që ditën e parë

Aktualitet

Basha nga Kukësi: Trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e parë të qeverisë sonë. Shumicën “Rama ik” ta kthejmë në shumicë për ndryshim

Kryetari i PD Lulzim Basha paralajmeroi anulimin e takses se rruges se Kombit qe ne ditet e para e qeverisjes nese PD vjen ne pushtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Bashes:

Dua t’u shpreh të gjithë kuksianëve mirënjohjen time të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor.

Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës.

Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve.

Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kukësianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht.

ME TE LEXUARAT