Zbardhet denoncimi në Gjykatën Kushtetuese, për deligjimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Politikë

Voltana Ademi ka publikuar sot të plotë, kërkesën që i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në lidhje me deligjimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kerkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë”, shkruan Ademi ndërkohë që e shoqëron këtë prononcim me gjithë letrën e gjatë të argumentave për Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT