Tahiri nxehet në Prokurori: Nuk u mërzitët me gjyqin tim?

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë paradite ne Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë. Tahiri në një prononcim për mediat tha se çështja duhet të mbyllej më shpejt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kj histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi edhe siç duhet me rastin. Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm”, tha ai.

Tahiri edhe sot ishte nwgjykatw, nw shoqwrinw e avokatit tw tij Maks Haxhia. Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

ME TE LEXUARAT