Legjenda e Real Madrid, Raul rrezikon 4 vite heqje lirie

Sport

Si futbollist konsiderohet ende një legjendë. Plot 228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës.

Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për t’u marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por jo si biznesmen. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej  7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco.

Mediat spanjolle raportojnë se ish-sulmuesi legjendar, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg, për shkak të pamundësisë së shlyerjes së detyrimeve.

ME TE LEXUARAT