Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet ftesës së Gjykatës me poezi për luftën

Kliko per me shume info

Jakup Krasniqi është njëri nga personat e thirrur sërish në Hagë për të dëshmuar rreth luftës bashkë dhe njoftimin se se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Hagës e ka bërë të ditur vetë ish-kryetari i Kuvendit, i cili ka treguar se intervistimi i tij do të bëhet me 24 korrik.

Si kundërpërgjigje Krasniqi, ka zgjedhur të shkruajë një poezi e cila titullohet:  “Ikni ju, ne mos na ftoni”, dhe që e ka postuar në rrjetet sociale.

Kliko per me shume info

Postimi i plote:

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sot
Pa ato jetë të shumta kazamatesh
S’e di as si do të flisnin sot disa
Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemi
Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare
Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë
Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë…

A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari
Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë
Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare
Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare!

A thua bastardët pyesin për politikë
Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri
Parazitë që jetojnë nën çdo robëri
Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!

Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot
Të ikin sa më parë,madje që sot
Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni
Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni!

Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni
Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret
Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim
Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here