Ilda Bejleri e thotë troç ku i gjen paratë për jetën e shtrenjtë

Showbiz

Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ka nisur këto ditë pushimet në Mykonos dhe ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Instagram disa foto nga pushimet luksoze, ku ka mbërritur me helikopter privat.

Jeta e shtrenjtë e Ildës i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj dhe në Instastory dikush e ka pyetur në lidhje me rrogën si gazetare.

“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?”, e pyet ndjekësi, të cilit Ilda ja ka sqaruar publikisht se si i mbulon shpenzimet e saj.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”- shkruan moderatorja në Instastory, ku ka pozuar me orën e saj “Rolex” në dorë.

ME TE LEXUARAT