A pati presion për dorëheqjen? Haradinaj rrëfen të vërtetën

Kliko per me shume info

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi aktualitetin në Kosovë e më gjerë, vendimin e tij për dorëheqje dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vend.

Por Haradinaj nuk la pa përmendur as temën e nxehtë të copëtimin të territoreve në sajë të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Kliko per me shume info

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj nuk e mohoi diçka të tillë.

“Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes”, u shpreh lideri i AAK-së.

Teksa u ndal edhe te taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj u shpreh i vendosur se ajo nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë shtetin e Kosovës.

“Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia të njohë Kosovën shtet. Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin”, u shpreh Haradinaj.

Shantazhe për dorëheqje?
I pyetur nëse ka pasur oferta për ndarjen e Kosovës, tha se këto oferta nuk kanë munguar ndonëse jo hapur. Haradinaj tha se dorëheqja e tij nuk është aspak punë e një shantazhi nga amerikanët, pas asaj që quhet kokëfortësi e tij për të mos hequr taksën ndaj mallrave serbë.

“Mendoj se nuk është asnjë amerikan për ndarjen e Kosovës. Tani është shpëlarja, po pastrohet kjo temë. Unë nuk kam njoh asnjë amerikan qe e ka në zemër apo në mendje ndarjen e Kosovës. Ne nuk jemi jashtëtokësorë në Kosovë. Ne jemi rrit me aleatët”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Peka nëse ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj tha se ka pasur tentativa.

“Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes”.

“Jo koalicion me PDK, LDK dhe Vetëvendosjen”
Ramush Haradinaj deklaroi se, mban përgjegjësi për punët e bëra apo të pabëra karshi Kosovës dhe se këto i kalkulon me nderin e luftëtarit shqiptar. Sipas tij, thirrja e tretë nga Gjykata e Hagës nuk ka lidhje me dy të parat. Por sipas tij, Serbia nuk e ka të vështirë të gjejë dëshmitarë dhe shpifësa të rinj.

“Proceset vazhdojnë, historia vazhdon. Ne kemi treguar se Kosova nuk preket në territor, në pasuri. Me këtë kemi ndryshuar gjërat. Mbaj përgjegjësi për punët që kryej për vendin. Të gjitha i kalkuloj me nderin tim, të luftëtarit shqiptar. Ata duhet të gjejnë diçka të re. Dëshmitar, porositës, shpifës. Nuk është e vështirë ti gjesh”, deklaroi Haradinaj.

I pyetur për zgjedhjet e 8 shtatorit dhe koalicionet e mundshme, Haradinaj u shpreh se nuk do të ketë koalicion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me PDK e Thaçit por as me LDK-në dhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit

“Kemi disa partnerë politikë, por nuk synojmë koalicion me LDK, PDK, Vetëvendosje”, u shpreh qartazi Haradinaj. Kujtojmë se sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi 8 shtatorin si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here