16 mln euro një kilometër, Grida Duma zbulon detaje nga rruga Milot-Balldre

Politikë

Ish-deputetja e PD, Grida Duma deklaron se janë zbuluar fakte të reja nga skandali, sipas saj, me rrugën Milot-Balldre.

Më herët është denoncuar si korruptive nga opozita vlera e kripur e rrugës e cila për një kilometër do të kushtojë 16 mln euro, ndërsa për të gjithë gjatësinë e saj prej 17.2 km, vlera arrin 256 mln euro. Mirëpo, sipas ish-ligjvënëses së PD, një tjetër skandal del në pah dhe ai lidhet me kompaninë që ka fituar koncesionin, ANK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro”, thotë Duma.

Në kushtet kur kompania nuk ka aftësi likuiduese, ish-deputetja e PD thotë se Rama ka menduar një mekanizëm në kontratë që i mundëson kompanisë të kërkojë ndryshimin e projektit dhe për rrjedhojë të rrisë koston.

ME TE LEXUARAT