Publikohet formulari me 25 pyetje, të gjithë zyrtarët e PD në sitën e vettingut

Kliko per me shume info

Pavarësisht se janë jashtë gjithë institucioneve qendrore dhe vendore, zyrtarët e Partisë Demokratike do të kalojnë përmes një kontrolli të integritetit moral dhe profesional. Ky proces paraprihet nga kalimi në sitën e vettingut i të gjithë zyrtarëve të PD, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Formulari i vetëdeklarimit me 13 faqe, që kërkon përgjigjen e çdo zyrtari demokrat. Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.

Kliko per me shume info

Në të kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.
Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Zyrtarët demokratë duhet të japin gjithashtu përgjigje nëse ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë kërkesë për urdhër mbrojtje.

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaje informacion nëse zyrtari ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991.

Duhet të përgjigjet nëse ka qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme./balkanweb

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here