Basha në Burrel: Ёshtë goditur rëndë buka e gojës së fëmijëve tanë

Politikë

bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për kryetarë Bashkie në Burrel z. Nezir Rizvani, në Mirditë z. Gjergji Prenga  dhe në Klos z. Besir Cupa. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se një valë zemërimi ka kapur të djathtë e të majtë sepse asnjë premtim nuk është mbajtur. Qytetarët,- tha zoti Basha, janë goditur rëndë në bukën e gojës së fëmijëve të tyre. Statistikat,- theksoi kryetari i PD, tregojnë se mbi 80% e shqiptarëve nuk kanë mjaftueshëm para për të mbyllur muajin. Zoti Basha tha se shqiptarët janë të zhgënjyer, ndërsa kryeministri vazhdon të tallet me ta, me shpresën se do t’i mashtrojë sërish.

“Çfarë thotë Edi Rama? Mos i jepni votë PD-së se do t’ju shkojë kot?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po t’i pyesim pak këtu në Rrëshen, këtu e keni edhe kryetarin socialist, a mos është ndryshe këtu? A mos ka vende pune këtu? A mos ka investime këtu? A mos ka mirëqenie këtu? Kryetari është socialist. Po në Vlorë? Po në Fier? Po në Korçë? Po në Elbasan? Po në Durrës? Po në Lezhë? Të gjitha këto i qeverisin socialistët, ka dy vite. A mos ka pasur punësim aty? A mos ka pasur investime aty?  A mos është shëndetësia falas aty?”

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se me votën e qytetarëve më 21 qershor , do të ndalim projektin ogurzi, projektin e kontrollit të gjithë pushteteve nga Edi Rama, pasi ai pushtetin e marrë më 23 qershor e përdori për vete dhe  kundër qytetarëve.

“Taksat janë rritur, fatura e energjisë është rritur, çmimi i karburantit është rritur. Janë rritur sepse paguajmë sot plot 240 lekë të vjetër për litër më shumë taksë se para dy vitesh. Pyetja është, ku janë paratë tuaja? Ku shkojnë paratë e mbledhura nga taksat e rritura? Borxhin jo vetëm se kanë larë, por e kanë shtuar. Investime  të reja nuk kanë hapur, madje edhe investimet që gjetën ecin me ritmin e breshkës, ose i kanë bllokuar. Vende pune nuk kanë hapur, shëndetësi falas jo, arsim dhe akses për të gjithë jo, madje i kanë mbyllur gjysmën e universiteteve.

Çfarë kanë bërë me paratë tuaja?”

Qytetarët, tha Basha, u mashtruan njëherë më 23 qershor dhe sot po vuajnë pasojat. Kontrolli i pushtetit qendror nuk solli asnjë të mirë për shqiptarët. Solli vetëm varfëri, mjerim, arrogancë. Më 21 qershor, theksoi Basha,  është dita për të ndëshkuar keqqeverisjen dhe mashtrimin.

ME TE LEXUARAT