Aksident i rëndë në hyrje të Tropojës

Kliko per me shume info

Policia njoftoi se një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia beri me dije se më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Kliko per me shume info

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here