Vasili: Po thirren në Hagë, politikanët që janë kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë

Politikë

Thirrjen në Gjykatën Speciale dhe dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, nënkryetari i LSI Petrit Vasili e lidh me kundërshtimin e tij ndaj ndryshimit të kufijve.

Nisur nga kjo, por edhe nga thirrja që i është bërë edhe ish zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqi, Vasili “pret” edhe thirrjen në Speciale të Edita Tahirit, një tjetër politikane e shprehur hapur kundër ndryshimit të kufijve.


“Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në tribunalin e Hagës, Jakup Krasniqin po ashtu.

Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosoves me Serbinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin, sepse edhe ajo ka kundërshtuar me shumë forcë ndryshimin e kufijve”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

ME TE LEXUARAT