Ruçi debat me Spiropalin në parlament, Majko bën rolin e “kryeministrit”

Politikë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrja Elisa Spiropali janë fotografuar teksa debatonin në parlament. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ka qenë Pandeli Majko, ministër i Diasporës, që ka marrë “drejtimin” e Qeverisë.

Majko ka qenë në qendër të diskutimeve me kolegët e tjerë.

Në të fundit seancë plenare të Parlamentit për këtë legjislaturë u miratuan 16 projektligje. Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekeve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve.

Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërtimi dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum – Llogara me Partneritet Publik Privat mori dritën jeshile nga Parlamenti. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Partneritetit Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pa kërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.

Ndërkohë propozimi i Presidentit për Petraq Milon në krye të KLSH-s si dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë u shtynë për në shtator.

ME TE LEXUARAT