PS kërkon nga Gjykata rishqyrtim edhe për kryebashkiakun e Vorës

Aktualitet

Partia Socialiste sapo dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e Agim Kajmakut si Kryebashkiak të Vorës.

Sipas burimeve, ashtu si edhe për Durrësin, kërkesa është dërguar me firmën e kryetari të PS-së, Edi Rama.

Ndërkohë, hedhja e shtortit pritet të bëhet të hënën e ardhshme për të caktuar gjyqtarin e çështjes.

Pak ditë më parë, gjyqtarja e Tiranës, Arjana Gunbardhi nuk e konfirmoi Kajmakun, duke shpallur moskopetencë e duke ia kaluar Gjykatës Administrative

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë që kërkesa bëhet nga Rama e jo nga vetë kandidati, jep mundësinë për rigjykim dhe konfirmim në detyrë të Kajmakut.

ME TE LEXUARAT