Koncesionet, Basha: Do kthejmë në vend çdo lek të vjedhur
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në parlament nga maxhoranca qeverisëse. Ndërsa e konsideroi Parlament, si landfill të Republikës, Basha tha se Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij. Kryedemokrati u shpreh se gjithcka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë” vjedhja dhe grabitja e pasurive publike
“Sic është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithcka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm dicka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.
Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.
Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë. Jepen kontrata dhjetëra vjecare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.
Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.
Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Cdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit.” U shpreh Basha.