Kapet hajduti i celularëve

Aktualitet

Dy persona janë vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 2 në Tiranë.

Njëri prej të arrestuarve është hajdut i një dyqani celularësh.

Tjetri është një 27-vjeçar nga Kruja që ishte në kërkim për dhunë në familje.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizimit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Vjedhja’. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën ‘Sulejman Delvina’ ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.

Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për ‘Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

Shtetasi E.G. ishte shpallur person në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale ‘Dhuna ne familje’, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT