E FUNDIT/ Nxorën informacionin e rëndësishëm, pezullohen nga detyra 4 drejtues të Policisë
Janë pezulluar nga detyra për shkak të rrjedhjes së informacionit mbi armët e sekuestruara disa ditë më parë, 4 polici me detyra drejtuese në Qarkun e Elbasanit.
Mësohet se mes personave të pezulluar është edhe Komisari Bilal Semanaj, 50-vjeç deri më 4 Prill të 2019 Shef i Komisariatit të Policisë Peqin që u transferua dhe emërua njëkohësisht Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik po në këtë datë.
Policia ka pezulluar gjithashtu edhe shefin e krimeve në Komisariatin e Cërrikut Albjon Xhitozi 45-vjeç shefi i krimeve ne komisariatin e Cerriku
Gjithashtu janë pezulluar edhe 2 përfaqësues të tjerë të bluve të Elbasanit, përkatësisht:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E.H., 40-vjeç inspektor krimesh në Komisariatin e Elbasanit
E.GJ.,41-vjeç specialist i krimeve në Elbasan
Personat në fjalë janë pezulluar se nxorën informacion për armët, dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “zbulim i të dhënave sekrete”.