E FUNDIT/ E qëlloi gruan 6 herë, dalin detaje nga ngjarja në Durrës

Aktualitet

Janë zbardhur detaje të reja të ngjarjes e cila tronditi ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, por dhe gjithë opinionin publik.

Sipas informacioneve viktima e kishte denoncuar më parë burrin e saj dhe ishte nën urdhër mbrojtje Bashkëshorti duhet ti qëndronte larg banesës ku qëndronte gruaja e tij bashkë me fëmijën 10 vjeçar.

Por sot në drekë ai ka shkuar në banesë duke u konfliktuar në prani të fëmijës 10 vjeçar. Gjatë sherrit djali është shkëputur dhe ka shkuar te dajat e tij.

Ku kanë mbërritur në shtëpi ata e kanë gjetur motrën e tyre të shtrirë në tokë me 5-6 plagë thike në kraharor pranë zemrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Azbijë Kuka është dërguar menjëherë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj që punon si shofer ishte larguar nga vendngjarja.

ME TE LEXUARAT