Veshi 64 herë fanellën kuqezi, ish-lojtari i Kombëtares i jep lamtumirën futbollit

Sport

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Ka qenë klubi i Prishtinës, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar tërheqjen e Dallkut në moshën 36-vjeçare.

Mbrojtësi u aktivizua 64 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, teksa arriti të shënonte 1 gol.

Ai e mbylli karrierën te klubi i Prishtinës, me plot 151 ndeshje, teksa kulmin e tij e pati me aktivizimin në Ukrainë te Vorskla Polltava, ku luajti për 11 vite radhazi (2005-2016).

ME TE LEXUARAT