Pas ndarjes, Stresi i tregon Keisit çfarë ka humbur

Showbiz

Tre ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se vetëm një muaj pas daljes nga burgu, martesa e Stresit dhe Keisit ishte në krizë. Ata i hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk ndiqeshin më bashkë. Keisi e fshiu nga bio e saj mbiemrin Lushaj dhe hoqi të gjitha dedikimet për bashkëshortin.

Teksa Stresi pozonte në Instagram me miqtë e tij, Keisi argëtohej në shoqërinë e mikeshave dhe askush prej të dyve nuk foli për ndarjen.

Megjithatë, ditën e sotme Stresi ka vendosur t’i tregojë publikisht Keisit se ç’djalë ka humbur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Stresi shfaqet duke pastruar shtëpinë, teksa duket tepër i përkushtuar në pastrim dhe duket qartë se rezultati është shtëpia xixë.

“Mirmengjesi! Kur dita nis perfekt .. S’ju kushton gjë ne shpin tuaj apo ambjentin ku rrini, ta mbani pastër.”- janë fjalët e tij në videon e cila me siguri është një thumbim për Keisin.

ME TE LEXUARAT