E FUNDIT/ Në kuti 1200 vota më shumë, PD Roskovec kallëzon komisionerët e PS-së

Aktualitet

Partia Demokratike ka paditur  anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Roskovecit

Me një dokument që mban datën 18 korrik, PD i ka kallëzuar penalisht ata në Prokuroinë e rrethit gjyqësor Fier për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Deklaratë për mediat

Partia Demokratike Roskovec me autoritetin që të jep ligji, ka dorezuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për të gjithë antarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike Roskovec disponon të gjitha provat se procesi i votimit të zgjedhjeve monopartiake të Bashkinë Roskovec rezulton me parregullësi.

Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumeta të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe puntorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votmit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra sëbashku.

Procesi i organizimit dhe administrimit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit te Republikes nr.11199, date 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 5.11.2018, “Për caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore, perben shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Roskovec ndaj subjekteve të mësiperme ka paraqitur nje sërë faktesh të grumbulluara, për kallzimin e bërë per vepren penale të “Falsifikimit të materialeve dhe rezultateve zgjedhore”.

Partia Demokratike Roskovec shpreh besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier, me paanshmeri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm të dokumentit të një rezultati “Farsë”

Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.

ME TE LEXUARAT