Banorët i thyen xhamat makinës, reagon IKMT

Aktualitet

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi një ndërtesë në Ksamil ku ka ndeshur edhe në rezistencën e pronarëve të saj.

Nga ky incident nuk ka shpëtuar as thyerja e xhamave të një mjetit të IKMT-së ndërkohë është raportuar nga terrenis se ka patur edhe përplasje fizike.

IKMT sqaron se ka qenë poseduesi I objektit që është shembuar ai që ka thyer xhamat e makinës, object për të cilin shprehet se është ndërtuar pa leje dhe nga ana tjetër thekson se është ngritur edhe një padi penale për personin në fjalë lidhur me incidentitn e sotëm.

“Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit”, shprehet IKMT, duke lënë të kuptohet se në mbrojtje të objektit kanë dalë edhe qytetarë të tjerë përveç pronarit të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:
Sqarim rreth incidentit të ndodhur në Ksamil

Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident. Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal.

IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.

ME TE LEXUARAT