Aksidentoi të moshuarën në Krujë, arrestohet 28-vjeçari

Aktualitet

Personi që aksidentoi ditën e djeshme një 78-vjeçare, është vendosur sot në pranga nga Policia e Krujës. Bëhet fjalë për  B.GJ, 28 vjeç, banues në Bushnesh.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, duke lëvizur me automjetin e tij në aksin rrugor Bushnesh-Thumanë, ka aksidentuar të moshuarën të identifikuar me inicialet B.S, e cila u transportua menjëherë në spital dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT