Vendimi i Gjykatës së Durrësit, Kryemadhi kërkon përgjegjësit: Kush do përgjigjet për dëmet?

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pasditen e sotme me një statusi në llogarinë e saj në Facebook për vendimin e Gjykatës së Durrësit  për të mos legjitimuar mandatin e kandidates për kryebashkike Valbona Sako.

Nëpërmjet statusit të saj Kryemadhi shprehet se e gjithë kjo është nul, procesi nuk ekziston. Ndërkohë që në shkrim ajo kërkon përgjegjësit e këtij dëmi.

Reagimi i Monika Kryemadhit në Facebook:

Nul!
Pavlefshmëri absolute!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.
A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi.
Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .

ME TE LEXUARAT