Rama: Nuk ka zgjedhje, 13 tetori datë si gjithë të tjerat

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit me drejtuesit socialistë tha se është i gatshëm për diskutim në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, por pa vënë në diskutim mandatet.

“Jemi të gatshëm për diskutim, por jo për mandatin tonë”, tha Rama.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera, Rama deklaroi se u bë një diskutim me pjesëmarrjen e të gjithë socialistëve për të vijuar procesin e brendshëm.

“Kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm, sepse kemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi së bashku të lexojmë votën, të lexojmë pritshmërinë, të lexojmë atë që është baza e formësimit të një qasjeje strategjike elektorati.

Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër, afatgjatë zgjedhjet e qershorit të 2021, si afatshkurtër gjithë procesin e brendshëm të zgjedhjeve në PS, kombinuar me gjithë procesin e planifikimit dhe administrimit të gjithë këtyre territoreve, që tani i janë besuar drejtuesve socialistë në bashkitë e vendit”, tha shefi i socialistëve.

Shefi i qeverisë tha se është i angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, ku Partia Socialiste ka ngritur tre këshilla drejtues. Kreu i qeverisë tha se nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjes, datë e cila është caktuar nga presidenti Meta.

“Përpiqemi që të lexojmë votën dhe pritshmërinë. Pas zgjedhjeve me rëndësi është që të kuptojmë problemet. Tashmë bashkitë i janë besuar drejtuesve socialistë. Zgjedhjet janë bërë me 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendor edhe kemi ngritur 3 këshilla drejtues nga unë, kreu i kuvendit dhe sekretari i përgjithshëm. Ky është fokusi jonë. E kemi sfidën me problemet e njerëzve dhe të vendit, jo me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të presidencës. Për mua 13 tetori është si gjithë datat e tjera”, tha Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here