PS ndryshon datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, nuk dihet shkaku

Aktualitet

Partia Socialiste duket se ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Në mbledhjen e Kryesisë së PS dy dite me pare u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë.

Por, mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut. Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Pas mbledhjes së Kryesisë mediat raportuan se mund të ketë ndryshime ministrash, ku më të rrezikuarit janë ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ai i Mjedisit, Blendi Klosi, pasi janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e kaluar.

Por, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga Rama, i cili tha se nëse ministrat kanë kryer detyrat, nuk do të largohen, viton news24.

ME TE LEXUARAT