Lleshaj për kartat e identitetit: Do ndaloheni për të udhëtuar, s’do merrni asnjë shërbim!

Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një thirrje urgjente për qytetarët në lidhje me kartat e ID dhe pasarportat të cilat kanë arritur afatin e skadencës.

Lleshaj në Twitter:

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij.

ME TE LEXUARAT