Ja vendimi i gjykates së Durrësit që rrëzon zgjedhjet

Politikë

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka refuzuar t’i japë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet në votimet e 30 qershorit përballë rivales nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.

Argumenti i Gjykatës ka qenë se zgjedhjet janë të paligjshme. Kjo për shkak se sipas trupës gjykuese, Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor.

Pikëpyetjet për regjistrimin e Bindjes Demokratike janë ngritur edhe më herët nga media si dhe përfaqësuesit e opozitës, por mesa duket tashmë po del në pah se KQZ ka vepruar në shkelje me ligjin.

Ky është rasti i parë në këto zgjedhje kur një Gjykatë vendos të mos mandatojë kryetarin e ri të një bashkie. PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë. Nëse vendimi mbetet në fuqi, zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit do të ribëhen.

ME TE LEXUARAT