Ish-deputeti i PS-së: Rama po jep porosi cili të hiqet nga bashkitë e cili të mbetet

Politikë

Ish-Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve njëherësh dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Elmaz Sherifi ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me aktualitetin politik.

Sipas Sherifit gjithçka është transparente dhe është treguar që në momentin kur kryeministri aktual mori qeverisjen e vendit.

“Sa erdhi ne qeveri zbukuroi godinen e qeverise, pa projekt, pa fonde te parashikuara ne buxhetin e shtetit, pa tender dhe pa e deklaruar asnjehere cili i kreu punimet. Me ate veprim dha orjentimin si do qeverisej Shqiperia nga ministrat e tij dhe u krijua Modeli i Ri i qeverisjes deri sa mberriten te PPP qe jane Piramida e Sudes!”- shkruan Sherifi në statusin e tij.

E ndërkohë po sipas ish-ministrit mandate i dytë, ai i vitit 2017, rikonfirmojë dhe një herë pozitat e kësaj qeverisje duke marrë kështu pushtet absolute.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur mori mandatin e dyte me 2017 u tha shqiptareve se qeveria e tij do te ikte jo kur te duan shqiptaret,por kur te doje ai. Le te behen protesta.Ai nuk ka vendosur te iki.

Deklaroi se do beheshin zgjedhjet vendore edhe pa dekret. Na u kryen.

Tani nuk do te kete as veteqeverisje vendore. Rama po jep porosi se cili do te hiqet nga bashkite e cili do te mbetet ! Doni me per Belulin ? Eshte trasparent !”- thekson ish-deputet i Partisë Socialiste.

Postim i plotë:

“Eshte trasparent” !

Rama gjithenje ka qene transparent, ashtu si fotografia nudo ne plazh me femren qe ia ka bere burrin minister. Meta e nxorri nga “kriza” duke deklaruar athere, se per nje “artist” ishte normale !

Edi u be kryetar i Partise Socialiste duke deklaruar se nuk ishte politikan. Artist e duan socialistet, dhe ai po e realizon qeverisjen, sipas shijeve te tij artistike, te materializuar ne pikturat e tij qe zbukurojne zyren e kryeministrit.

Sa erdhi ne qeveri zbukuroi godinen e qeverise, pa projekt, pa fonde te parashikuara ne buxhetin e shtetit, pa tender dhe pa e deklaruar asnjehere cili i kreu punimet. Me ate veprim dha orjentimin si do qeverisej Shqiperia nga ministrat e tij dhe u krijua Modeli i Ri i qeverisjes deri sa mberriten te PPP qe jane Piramida e Sudes !

Kur mori mandatin e dyte me 2017 u tha shqiptareve se qeveria e tij do te ikte jo kur te duan shqiptaret,por kur te doje ai. Le te behen protesta.Ai nuk ka vendosur te iki.

Deklaroi se do beheshin zgjedhjet vendore edhe pa dekret. Na u kryen.

Tani nuk do te kete as veteqeverisje vendore. Rama po jep porosi se cili do te hiqet nga bashkite e cili do te mbetet ! Doni me per Belulin ? Eshte trasparent !

ME TE LEXUARAT