Humbin letrat, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të PS

Aktualitet

Shtyhet për të tretën herë seanca për ish-ministrin të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak duket se eshte bere humbja e letrave te ceshtjes.

Pas vendimit per shtyrjen e seances, ish ministri ka akuzuar prokurorine e gjykaten.

Deklarata e Saimir Tahirit:

Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Hera e parë sepse letrat që kishte sjellë posta ishin të grisura, hera e dytë sepse policia nuk kishte bërë njoftimet dhe hera e tretë se prokuroria ka humbur ca letra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë nuk e di, por edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhi që të humbasi letra në prokurori kur ka protokoll, kur ka një sistem, kur dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë. Unë nuk e di si mund të vazhdohet kështu dhe cfarë serioziteti është ky kur praktikisht prokuroria me këto letra kërkoi arrestimin tim në parlament.

Kjo është qesharake. Unë nuk dua tja di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël në fakt. Sepse kush ka qëllim për ta zvarritur ka gjetur një rrugë kaq banale, sa humbja e letrave?! Unë shpresoj të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua ti vë emër. Unë e thashë dhe në seancë ato janë prova në favorin tim, por unë heq dorë mjafton që gjyqi mos të shtyhet sepse u bë tërkuzë.

ME TE LEXUARAT