Balla për Durrësin: Vendim absurd, kryetarja e Bashkisë do marrë detyrën

Aktualitet

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e cilëson absurd vendimin e Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryetares së bashkisë të dalë nga 30 qershori.
Në një postim në “Facebook”, Balla shpreh bindjen se pavarësisht kësaj ‘lajthitje antiligjore dhe antilogjike’ çdo kryetar i sapo zgjedhur do ta marrë detyrën.

“Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul të një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre që në vijim të përpjekjes së dëshpëruar për kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë.

Pavarësisht kësaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”, shkruan Balla.

Ai shkruan se ‘nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa ankimueshme.
Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 qershor”, thekson Balla.

ME TE LEXUARAT