Zjarr masiv në festival/ Pjesëmarrësit largohen duke vrapuar

Bota

Qindra njerëz u detyruan të largoheshin nga festivali muzikor i Fresh Island në Plazhin e Zrce të hënën në mbrëmje, në fillim të eventit tre-ditor të muzikës hip-hop për shkak të një zjarri të fuqishëm që ra në pyll.

Zjarri çoi në mbylljen e rrugës që çon në qytetin më të afërt, në Novalja, duke penguar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

Rapperët Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin duke performuar kur ndodhi ngjarja dhe ndërkohë pritej hyrja në skenë e artistit Tyga. Është e paqartë nëse pjesa tjetër e festivalit do të anulohet, ndërsa në një deklaratë për mediat, organizatorët thanë se  po gjithçka që mundeshin për të ecur përpara ashtu siç ishte planifikuar.

Fresh Island, festivali që prej vitesh zhvillohet në plazhin e Zrce-s në ishullin Pag, është shndërruar tashmë në një prej eventeve muzikore më të njohura në Europë, ku kanë performuar yje të hip hop-it si Wizz Khalifa, The Game, Chris Brown, French Montana, Pusha T etj.

ME TE LEXUARAT