Zbulohet arsyeja e ngjarjes në ish-Bllok: Një pakujdesi!

Aktualitet

Është publikuar sot një raporti paraprak në lidhje me shkakun e shpërthimit të fuqishëm dje në një argjendari në ish-Bllok, ku mbetën të plagosur 5 persona.

Sipas raportit, shpërthimi ka ndodhur për shkak të gazit të tepërt në ambientet e bodrumit të argjendarisë dhe rrjedhja e gazit e cila ka provokuar një shkëndijë.

Kjo shkëndijë ka sjellë më pas aktivizimin e shpërthimit. Në momentin e shkëndijës, bombolat kanë qenë të mbushura me gaz dhe propan dhe teknik, i cili përdoret për përpunimin e floririt.

Dyshohet se bombulës me gaz i është lënë hapur valvula dhe kështu ka rrjedhur gaz, duke shkaktuar edhe shpërthimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime për “Report tv” bëjnë me dije se inspektori i ISHT nuk ka kryer kontroll pasi në këtë rast ngjarja mund të ishte parandaluar!

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 5 persona, pronarët e argjendarisë, burrë e grua Alma dhe Sokol Pirra, punonjësja Eneda Nura 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë, njëri prej të cilëve 23-vjeçari Andanoel Serani.

ME TE LEXUARAT