Skuadra e Bayer Munich firmos me talentin me origjinë shqiptare

Sport

Skuadra e Bayern Munich, ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit 18-vjeçarë, Leon Dajaku, nga klubi i Stuttgart.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me klubin bavarez.  Por si fillim ai do t'i bashkohet ekipit të Bayern Munich 2.

Dajaku ka bërë ndeshje mahnitëse me klubin e Stuttgart U19, me të cilën ka arritur të shpallet dhe golashënues, duke i bindur kështu 'gjigantët' gjerman që të firmosin me të. 

Tashmë puna e tij është të shkëlqejë me ekipin e Bayern2, për të provuar më pas ëndrrën e madhe: Debutimin me skuadrën e parë.

ME TE LEXUARAT