Shpenzonte shumë para/ Numri dy i qeverisë franceze jep dorëheqje

Aktualitet

Në vende me demokraci të zhvilluar si Franca, është e patolerueshme për opinionin publik, që një qeveritar të bëj jetë luksi.

Edhe nëse është i pasur, ai duhet të jetë i përkushtuar në punë.

Zv. kryeministri francez François de Rugy, pas një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë.

Mbrojtja e klimës ishte edhe një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i partisë ekologjike bëri aleancë me presidentin, Macron.

Duhet theksuar se ai ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në media lidhur me jetën e tij të shtrenjtë.

ME TE LEXUARAT