Shifra/ 2 % e popullsisë iku nga Shqipëria vetëm në 2017

Aktualitet

Një e dhënë shumë shqetësuese vjen nga statistikat e Eurostat për vitin 2017, sipas të cilave 51712 shqiptarë janë bërë rezidentë të Bashkimit Evropian. Për një popullsi 2.8 milionë, kjo do të thotë se 2% ka emigruar vetëm më 2017.

Italia, Greqia e Gjermania janë vendet që kanë dhënë numrin më të madh të lejeve të qëndrimit. Këto vende konfirmohen si të preferuarat e shqiptarëve, ndikuar si nga afërsia gjeografike me Shqipërinjë ashtu edhe nga lidhjet familjare me emigrantët e brezit të parë.

Shqipëria zë vendin e parë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit për numrin e qytetarëve të emigruar më 2017. Fqinja e saj, Maqedonia e Veriut, ka vetëm 16 mijë. Keq edhe Kosova, me 26 mijë leje qëndrimi për qytetarët e saj në BE.

Dështimi dhe suksesi i një shteti maten me aftësinë për t’ju ofruar mirëqenie e punë qytetarëve të tij. Duket se autoritetet shqiptare janë të papërgjegjshëm që nuk kanë as idenë apo dëshirën më të vogël për shërimin e kësaj plage ekonomike, por para së gjithash shoqërore e kulturore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët jo vetëm që emigrojnë, por nuk kthehen më pas, kryesisht për dy arsye: së pari ne shqiptarët integrohemi lehtësisht në vendet pritëse; së dyti, mungojnë politikat e qeverisë shqiptare për të nxitur rikthimin e emigrantëve. /albanianews.

ME TE LEXUARAT