Mehmetaj: PS, ‘rrotë më rrotë’ me Partinë e Votave të Pavlefshme

Kliko per me shume info

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e ka gjetur “shpjegimin” pse KQZ-ja po vonon në nxjerrjen e rezultatit të “30 qershorit”. Mehmetaj thotë se KQZ-së i duhet pak sa të mbledhë veten e të gjejë zgjidhjen.

“Durim miq, duhet mirëkuptuar vonesa e KQZ për nxjerrjen e rezultatit, – shkruan Mehmetaj. – Ndodhi edhe precedenti i papritur… Si asnjëherë më parë, partia që konkuron për vendin e parë, është “Partia e Votave të Pavlefshme”. Gara është tepër e fortë për vendin e parë.

Kliko per me shume info

Burime nga brenda KQZ bëjnë me dije se PS është “rrotë më rrotë” me Partinë pa adresë. Aq e komplikuar duket kjo situatë, sa pritet të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Ndaj, durim miq! Durim edhe pak, sa KQZ të mbledhë veten e të gjejë zgjidhjen për këtë problem.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here