Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pas lajmit për ndarjen, Stresi rikthehet për herë të parë në Instagram

Stresi është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të bujshëm për ndarje nga bashkëshortja e tij Keisi.

Reperi ka bërë një postim të dedikuar për shokun e tij të ngushtë, për ta uruar për ditëlindje. Edhe pse fansat dhe mediat sociale po ziejnë në lidhje me lajmet për një krizë në martesë, reperi duket se nuk do të bëjë një reagim për këtë gjë.

Pak orë më parë “Xing.”shkruante se Keisi dhe Stresi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe sikur të mos mjaftonte, bukuroshja ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj.

Ajo ka fshirë fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj dhe ka publikuar një foto ku shihet vetëm me një përshkrim dyshues:

“Jepu dhuratën e mungesës tënde atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”, shkruante Keisi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.