Kryebashkiaku aktual kërkon mosdhënie mandati për kryetarin e ri

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike lidhur me zëvendësimin e fletëve të votimit pas ngjarjes së ndodhur në në KZAZ e stacionuar në shkollën Shejnaze Juka e cila u sulmua nga militantët e PD të cilët i vunë flakën materialeve zgjedhore.

Në një deklaratë zyrtare KQZ sqaron të gjithë procedurën e transportit të fletëve të votimit nga Sllovenia, e cila ka përfunduar një orë para nisjes së procesit të votimeve.

"Duke marrë shkas lidhur me akuzat për fletë e Votimit në Vaun e Dejës, KQZ se fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene e cila u kontaktua nga KQZ pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ 6. Në procesverbalin e doganës në 30 qershor në 2:30 të mëngjesit shkruhet procedura e transportit të fletëve të votimit. Mjeti u regjistrua nga kompania TIMS në orën 01:58 minuta dhe fletët e votimit u kontrolluan nga punonjësit e KQZ. Pas marrjes së dakordësisë është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar. pas kësaj procedure mjeti i është dorëzuar punonjësve të KQZ. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02"15 të mëngjesit. Fletët e votimit kanë mbërritur në Shkodër dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar në orën 06 të mëngjesit, për të qenë gati para nisjes së orarit zyrtar të votimeve", deklaron KQZ.

ME TE LEXUARAT