Zyrtare/ Martohet Ed Sheeran

Kliko per me shume info

Domethënë, a mund të thuash se je martuar nëse nuk ke bërë vallëzimin e parë si bashkëshort me këngën “Perfect” apo nëse nuk e ke shkundur fustanin e bardhë me “Shape of You”?

Më në fund, Ed Sheeran është martuar me miken e tij që nga fëmijëria, Cherry Seaborn. E keni parasysh, ajo së cilës iu dedikuan këngët për të cilat folëm më sipër.

Kliko per me shume info

Konfirmimin e dha vetë kantautori, pas muajsh spekulimi nga media. Teksa fliste në “iHeart Radio” për bashkëpunimin e tij me Justin Bieber, kënga “I don’t care”, ai u shpreh:

“Bieber sapo ishte martuar, unë sapo isha martuar. Kjo këngë është për rastet kur je me gruan që dashuron apo njeriun që dashuron, në një event me njerëz të rëndësishëm dhe ju që thjesht mendoni: “Le të shkojë gjithçka në djall, le të bëjmë qejf për veten tonë.”

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë njohur kur ishin fëmijë, megjithatë ai nuk i propozoi të bëhej e dashura e vet deri në 2015-ën. Imagjinoni pak!

Lajmi se ata u martuan në fshehtësi u publikua në shkurt nga “The Sun”, që shkruajti se çifti lidhi kurorë në shtëpinë e tyre në Suffolk, Angli, me një rreth të ngushtë prej 40 miqsh e familjarësh.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here