Zidane largohet nga stërvitja e Realit, niset me urgjencë drejt Madridit

Kliko per me shume info

Zinedine Zidane është detyruar të largohet nga qendra stërvitore e Real Madridit në Kanada, për t’u nisur me urgjencë drejt Madridit.

“Zidan lë qendrën stërvitore në Montreal për arsye personale”, ka qenë njoftimi i shkurtër dhe i thatë i Realit në “Twitter”.

Kliko per me shume info

Klubi madrilen nuk jep asnjë detaj më shumë dhe kjo gjë po shqetëson tifozët dhe vë në dyshime shkakun e problemeve personale të trajnerit francez.

Tashmë skuadra do të jetë nën drejtimin e David Betonit dhe asistentët e tjerë. Pritet me interes një komunikim i dytë nga klubi për të sqaruar situatën.

Skuadra e Real Madridit sot po hynte në ditën e katërt të stërvitjeve, pas stacionimit në Montreal.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here