Shihni krahun e 7-vjeçares pasi bëri tatuazh me këna

Kliko per me shume info

Madison, një vajzë 7-vjeçare, ishte me pushime në Detin e Kuq në Egjipt me familjen e saj.

Vogëlushja i kishte kërkuar babait të saj të bënte një tatuazh me këna, jo i përhershëm, si një kujtim nga udhëtimi, por diçka shkoi keq.

Kliko per me shume info

Shërbimi u ofrua direkt nga hoteli me 4 yje ku ata po qëndronin, por pak pasi ata e realizuan, Madison filloi të ndjejë dhimbje në krah, e shoqëruar nga një ndjenjë kruajtjeje intensive.

Ajo pastaj përfundoi në spital, plot fluska me ujë dhe djegie të dhimbshme që nisnin nga bërryli dhe përfundonin deri në gishtin e unazës.

Gjithça shkoi shumë keq edhe pas ndihmës që mori vajza në spital, pasi tashmë ishte shumë vonë për të parandaluar formimin e plagëve, ato do të mbeten në krahun e fëmijës për gjithë jetën.

Zakonisht tatuazhi me këna nuk është aspak i rrezikshëm, por ajo e zeza përmban një ngjyrë të rrezikshme që mund të reagojë me lëkurën dhe të shkaktojë këtë lloj problemi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here