Shembet ndërtesa para stadiumit, Veliaj: Prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit

Aktualitet

I janë dashur rreth 3 orë për të shembur krejtësisht godinën prej xhami në pjesën hyrëse të stadiumit "Arena Kombëtare".  Shembja është bërë me anë të fadromave, duke mos përbërë asnjë problem për qytetarët.

Kati i tretë i kësaj ndërtese katër katëshe nuk është boshatisur krejtësisht. Një nga pronaret e këtij biznesit ka pretenduar se nuk është njoftuar më herët nga policia, duke thënë se nuk ka pasur kohë për të marrë dokumentet e rëndësishme.

"Nuk kemi marrë asnjë dokument. Jemi njoftuar vetëm me fjalë, jo me dokument zyrtar", tha një prej punonjësve.

Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri, duke mos u kthyer në një shqetësim për banorët përreth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shembjen e kësaj ndërtese ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. "Çibani i fundit!  Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin "Italia" për Arenën Kombëtare.  Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq", shkruan Veliaj. 

ME TE LEXUARAT