Serbia braktis takimin e NATO-s, e pengon pjesëmarrja e Kosovës

Kosovë&Rajon

Shefi i Përfaqësisë Ushtarake në Misionin e Serbisë pranë NATO-s, gjeneral brigade Predrag Bandiq ka protestuar ashpër dhe pastaj e ka lëshuar takimin në Bruksel në lidhje me Iniciativën për normalizimin e komunikacionit ajror mbi Ballkan, meqë përfaqësuesi i Kosovës "ka keqpërdorur pjesëmarrjen në këtë takim duke promovuar pavarësinë e Kosovës", shkruan "Danas".

“Ka qenë që anëtarët e siç i prezanton Beogradi zyrtar, të institucioneve të përkohshme të Prishtinës të prezantohen vetëm me emër e mbiemër, meqë “takimi ishte i organizuar nga NATO, e cila si organizatë nuk e njeh të ashtuquajturën Kosovo” , citon “Danas” njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, duke shtuar se Bandiq ishte shef i delegacionit të Serbisë në këtë takim.

“Shefi i delegacionit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, për të cilin nuk ishte planifikuar që t’i drejtohej tubimit, kur megjithatë iu lejua të paraqitej, në vend se të fliste në lidhje me temën e takimit, këtë kohë u përpoq ta shfrytëzojë për promovimin e pavarësisë së të ashtuquajturës “Kosovo”, për pasojë udhëheqësi i delegacionit serb protestoi ashpër dhe braktisi takimin”, thuhet më tutje në njoftimin e tyre

Sipas raportimit të mediave të Beogradit, takimi “pas braktisjes nga ana e delegacionit të Serbisë shumë shpejt ka përfunduar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se ky “ishte një skandal i paparë, përmes të cilit Prishtina u përpoq të provokojë konflikt, si dhe të legalizojë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, shkruan “Danas”.

Ndërsa dje në një prononcim për lajmi.net zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se Kosova e ka përfaqësuar vetën në formë konstruktive.

“Jam i sigurt që Kosova ka përfaqësuar veten në formë konstruktive. Pra, ne jemi konstruktiv dhe të vendosur për bashkëpunim rajonal, bashkëpunim me NATO-n”, ka deklaruar Ramadani për lajmi.net.

ME TE LEXUARAT