Nisin operacionet e deportimit të emigrantëve të paligjshëm nga SHBA

Kliko per me shume info

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara nisin këtë fundjavë operacionet për deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Operacionet do të zhvillohen në të paktën 10 qytete dhe pritet të vënë në shënjestër rreth 2 mijë familje.

Autoritetet amerikane do të nisin këtë fundjavë operacionet për arrestimin dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka konfirmuar lajmin, duke saktësuar se operacionet do të zhvillohen në 10 qytete.

Kliko per me shume info

Përpara tij, lajmin për operacionet e kishte bërë të ditur “Neë York Times”, përmes një artikulli të botuar javën e kaluar. Duke folur për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka deklaruar se nuk e shqetëson fakti që zhvillimi i operacioneve nuk është më sekret.

“Nëse lajmi del, del”, tha Trump. Të paktën 2 mijë familje emigrantësh janë përfshirë në listën e deportimit dhe do të jenë subjekt i arrestimeve, raportojnë mediat amerikane.

“Ne do të fokusohemi tek elementët kriminalë me të gjitha kapacitetet tona”, ka vijuar Trump në komunikimin e tij me mediat.

Ndërkohë, kryebashkiakët e një numri qytetesh ku do të zhvillohen operacionet kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me efektivët e Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat, që do të kryejnë dhe arrestimet.

Në përpjekje për të ndalur fluksin e emigracionit nga vendet e Amerikës së Jugut dhe asaj Qendrore, presidenti Trump do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë homologun guatemalas, Xhimi Morales./ABC News

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here